Flash

Video/ Goli nga mesi i fushës për UEFA-n është më i bukuri i Euro 2020: 'Mbreti' është Schick

Lapsi.al 15 July 2021
Video/ Goli nga mesi i fushës për UEFA-n është më i
Të gjithë ata që e panë drejtpërdrejt, ose më vonë në ritransmetim, menjëherë e kuptuan se ishin përballë me diçka të papërsëritshme. Fakti ishte se bëhej fjalë vetëm për ditën e parë të një evropiani që premtoi shfaqje e askush nuk donte të zhbilancohej. Në fund, megjithatë, Uefa kurorëzoi me të vërtetë golin e Patrik Schick nga mesfusha, në ndeshjen Republika Çeke-Skoci, si më të mirin e turneut. Topi rrotullohet përtej mesit të fushës, një vështrim portierit, disa hapa akoma për të marrë shënjestër dhe më pas një parabël me të majtën që futet në portë së bashku me Marshall, portierin e Skocisë. Një gol fantastik, më i bukuri i Kampionatit Europian sipas vëzhguesve teknikë të Uefa-s, një grup që përfshin edhe Esteban Cambiasso, Fabio Capello dhe Robbie Keane. Ishte antipasta e një turneu të luajtur në një nivel të lartë nga Schick, i cili pas zhgënjimit te Roma ka rindërtuar një karrierë në Gjermani mes Leipzig dhe Bayer Leverkusen. Ai përfundoi Euro 2020 me 5 gola në po aq ndeshje: njësoj me Ronaldon, një më shumë se Lukaku (përfshirë në 11 më të mirët e Uefa) dhe Harry Kane. Në vendin e dytë është Pogba (Francë) për goditjen e harkuar nga jashtë zonës kundër Zvicrës; në të tretin Luka Modrić (Kroaci), që kundër Skocisë ka dhuruar një perlë me të jashtmen. Në vendin e katërt Lorenzo Insigne, shënuar kundër Belgjikës e Kevin De Bruyne, i pesti, për golin e realizuar në Danimarkë - Belgjikë e Andriy Yarmolenko për atë në Hollandë-Ukrainë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI