Flash

Chiesa, i vetmi i paprekshëm në sulmin e Juventus: refuzohen super ofertat e Bayern e Chelsea

Lapsi.al 15 July 2021
Chiesa, i vetmi i paprekshëm në sulmin e Juventus: refuzohen super

Ai ishte një nga të paktët që shpëtoi veten në sezonin e fundit të diskutueshëm të Juventusit, por ai ka mbi vete tashmë sytë e botës, pasi u evidentua në Euro 2020. Bayern Munchen provoi mundësinë për të marrë në Allianz Federico Chiesan, duke vendosur 80 milionë euro në tavolinë dhe, po nga Gjermania, ka ardhur informacioni për një super ofertë prej 100 milionë euro nga Chelsea. Të dy ofertave Juventus i është përgjigjur me një refuzim të thatë, duke e bërë të qartë se sulmuesi anësor është një pikë fikse për ri-themelimin që i është besuar Allegrit.

Në të vërtetë, në këtë pikë Chiesa me të vërtetë duket të jetë i vetmi i paprekshëm në repartin e avancuar, sepse, pavarësisht nga sigurimet e shumta për të ardhmen bardhezi të të tjerëve, nëse arrijnë oferta të besueshme, edhe Dybala dhe Cristiano Ronaldo do të liheshin të largoheshin pa shumë pendesa.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI