Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

“Të mendojmë për Basel, por asgjë nuk ka mbaruar”: Belica karikon Partizanin para sfidës me Sfintul

Lapsi.al 14 July 2021
“Të mendojmë për Basel, por asgjë nuk ka

5-2 i ndeshjes së parë kundër Sfintul Gheorghe ndoshta mjafton për të rrëmbyer kualifikimin në Moldavi në ndeshjen e dytë, që do të zhvillohet nesër në orën 19.00, por jo për mbrojtësin e Partizanit, Egzon Belica. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Sfintul, 30-vjeçari nga Struga u shpreh se asgjë nuk ka mbaruar: “Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë. Sigurisht që në ndeshjen e parë arritëm një rezultat mjaft të mirë, gjithsesi asgjë nuk ka mbaruar. Kemi për të luajtur edhe 90 minuta të tjera".

Minuta që në fakt Ilir Daja dhe të besuarit e tij do ti shfrytëzojnë në këndvështrimin Basel. Zviceranët janë kundërshtari i të kuqve në raundin e dytë të Conference League dhe natyrisht përfaqësojnë një kundërshtar shumë më të rrezikshëm se moldavët: "Shpresojmë dhe besojmë që të bëjmë një ndeshje të mirë edhe nesër dhe pastaj pas kësaj ndeshje të mendojmë për vazhdimësinë. Kryesore për ne është ndeshja e radhës që kemi nesër. Siç e përmenda kemi hedhur një hap përpara në ndeshjen e parë. Përpara se të mendojmë për ekipin e Basel duhet të mbyllim pozitivisht ndeshjen e dytë ndaj Sfintul”, përfundoi Belica.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI