Në fund Gigio Donnarumma ka folur. Portieri i ekipit kombëtar kampion Europe, pas festimeve për triumfin e Wembley, ia besoi mesazhin e tij të lamtumirës, nga Milani, mediave sociale: "Zgjedhje të tilla janë të vështira, por ato janë pjesë e rritjes së një njeriu - shkroi ai në një postim të gjatë në Instagram, shoqëruar me një video me imazhet e tij me fanellën kuqezi -. Ndonjëherë është e drejtë të zgjedhësh të ndryshosh, të përballesh me sfida të ndryshme, të rritesh, të plotësosh veten. I uroj Milanit të gjitha sukseset e mundshme dhe e bëj me gjithë zemër, për afeksionin që më lidh me këto ngjyra, një ndjenjë që distanca dhe koha nuk mund ta fshijnë ".
Donnarumma tani do të fluturojë për në Paris, ku nesër mund të vijë edhe nënshkrimi i kontratës që do ta lidhë atë me Paris Saint Germain deri në vitin 2026 dhe njoftimi zyrtar i klubit francez.
FJALËT E DONNARUMMAS
"Disa zgjedhje janë të vështira, por ato janë pjesë e rritjes së një njeriu. Unë arrita në Milano kur isha pak më shumë se një fëmijë, për tetë vjet e mbajta këtë fanellë me krenari, luftuam, vuajtëm, fituam, qamë, u gëzuam, së bashku me shokët e mi të skuadrës, trajnerët e mi, të gjithë ata që kanë qenë dhe janë pjesë e Klubit, së bashku me tifozët tanë që janë pjesë integrale e asaj që ka qenë një familje për shumë vite. Me fanellën kuqezi kam arritur kufij personalë të rëndësishëm, si debutimi në moshën 16 vjecare në Serie A. Kam jetuar vite të jashtëzakonshme që nuk do t’i harroj kurrë. Tani ka ardhur koha të përshëndetemi, një zgjedhje që nuk ishte e lehtë, përkundrazi, e sigurisht që një postim nuk mjafton për ta shpjeguar, ose ndoshta nuk mund të shpjegohet sepse ndjenjat më të thella vështirë se mund të përkthehen në fjalë. Ajo që mund të them është se ndonjëherë është e drejtë të zgjedhësh të ndryshosh, të përballesh me sfida të reja, të rritesh, të plotësosh veten. Të gjithë kuqezinjtë që takova, nga dita e parë deri në ditën e fundit, do të mbeten gjithmonë në zemrën time si një pjesë e rëndësishme, vërtet themelore, e rrugës jetësore që më bëri atë që jam. I uroj Milanit të gjitha sukseset e mundshme dhe e bëj me gjithë zemër, për afeksionin që më lidh me këto ngjyra, një ndjenjë që distanca dhe koha nuk mund ta fshijnë".