Flash

Skandali i penalltive të Anglisë, El Pais: "Një algoritëm zgjodhi ata që do të godisnin"

Lapsi.al 14 July 2021
Skandali i penalltive të Anglisë, El Pais: "Një

Trajneri anglez, Gareth Southgate, i ka zgjedhur 5 lojtarët që do të godisnin penalltitë në finalen e Euro 2020, me një algoritëm. Ky është zbulimi i bërë nga gazeta sportive spanjolle 'El Pais', e cila citon burime pranë federatës angleze. E në fakt, zgjedhjet e lojtarëve kanë bërë që trajneri të kritikohet ashpër në vend. "Është përgjegjësia ime - tha Southgate kur media britanike e pyeti për listën -. Unë zgjodha ata që do të godisnin bazuar në atë që kishim bërë në stërvitje".

Sipas informacioneve, përkundrazi, përzgjedhja ka qenë produkt i viteve të analizës së hollësishme të të dhënave nga shkencëtarët e departamentit të shkencës së performancës, më të financuar se çdo federatë futbolli në botë. Ekspertët, të përfshirë në strukturën e Federatës nën drejtimin e drejtorit të saj ekzekutiv, Mark Bullingham, kishin ndjekur një metodë të bazuar në modele matematikore të njohura gjerësisht si Big Data dhe që rrjedhin nga bejsbolli, më linearja e lojërave ekipore. Pas fillimit të kohës shtesë Southgate kishte marrë një mesazh nga analistët se pesëshja më e mirë për penalltitë duhej të përfshinte dy lojtarë që nuk ishin në fushë në atë kohë: Sancho dhe Rashford (të dy më vonë humbën penalltinë). Asnjë prej tyre nuk hyri në lojë deri në minutën e 120'.

Edhe rendi i atyre që do ekzekutonin penalltitë në fushë kundër Italisë (Kane, Maguire, Rashford, Sancho dhe Saka) gjithashtu është sugjeruar nga algoritmi. Në 2019 Southgate, gjatë një konference të organizuar nga Google Cloud, kishte deklaruar se "penalltia nuk është çështje fati".

Southgate e kishte shpjeguar vite më parë se si programet e Google hapnin horizonte të reja në frontin e penalltive. Kur u pyet për ndikimin e inteligjencës artificiale në përgatitjen e penalltive, trajneri tha: "Kemi analizuar mijëra penallti. Ndryshuam kulturën - shtoi ai - Kishim skuadra që nuk po bënin mirë në këtë drejtim dhe duhej të modernizoheshim".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI