Flash

Tokyo 2020 humb një tjetër kampion, Federer nuk do të jetë: "Problem në gju, zhgënjim i madh"

Lapsi.al 13 July 2021
Tokyo 2020 humb një tjetër kampion, Federer nuk do të jetë:
Pas Serena Williams, tenisi olimpik humbet një protagonist tjetër të madh. Roger Federer, në fakt, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Lojërat e Tokios për shkak të një problemi në gju: "Gjatë sezonit në bar, për fat të keq, pësova një dëmim në gju dhe duhet të pranoj se nuk mund të marr pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios - shkruajti zvicerani në kanalet e tij sociale -. Më vjen shumë keq, sepse përfaqësimi i Zvicrës ka qenë gjithmonë një nder". Federer shpjegoi më pas se cilët janë objektivët e tij për të ardhmen: "Unë tashmë kam filluar rehabilitimin, me shpresën që të jem në gjendje të kthehem në cirkuit në fund të verës. I uroj të gjithë ekipit zviceran më të mirën, unë do të bëj tifo nga larg. Si gjithmonë, Hopp Schwiz! ".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI