Flash

Haaland nuk prezantohet në grumbullimin e Dortmund: pas mungesës fshihet oferta prej 175 milionë euro

Lapsi.al 13 July 2021
Haaland nuk prezantohet në grumbullimin e Dortmund: pas mungesës

Erling Haaland nuk është paraqitur sot në grumbullimin e Borussia Dortmund. Mungesa e tij e pajustifikuar është ende një mister në Gjermani, por ndërkohë drejtori sportiv verdhezi Zorc ka tentuar të qetësojë situatën para kamerave të Sky Deutschland: "Është që tani në Angli" bëri shaka ai. Sipas Mirror, Chelsea e ka seriozisht për sulmuesin norvegjez dhe do të ishte i gatshëm të vendoste në tavolinë 175 milion euro.

Pas shitjes së Sancho te Manchester United, në kampin e Borussia Dortmund kanë përsëritur disa herë se fenomeni norvegjez është i pashitshëm. Mino Raiola, që natyrisht tundohet nga një komision prej 40 milionë euro, insiston që klienti i tij të ndryshojë ajër dhe nga Londra duket se janë gati për sulmin vendimtar.

Haaland ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe në vitin 2022 mund të lirohet për shifrën e 75 milionë eurove. Pandemia goditi rëndë arkat e klubit gjerman, që regjistroi një humbje prej 75 milionë në borderonë vjetore financiare që përfundoi më 30 qershor, së cilës duhet t'i shtohen edhe 43.9 milionë euro humbje të vitit të kaluar. Qëllimi i Borussias është ta konfirmojë sulmuesin të paktën për një sezon tjetër, por në lojë janë një mal me para dhe surprizat nga tani deri në fund të gushtit nuk përjashtohen.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI