Flash

FOTO/ Parada e Italisë, mes detit të turmës: nga Quirinale në Palazzo Chigi, kampionët prezantojnë Kupën në autobus të hapur

Lapsi.al 12 July 2021
FOTO/ Parada e Italisë, mes detit të turmës: nga Quirinale

Italia është kampione e Evropës. Ekipi kombëtar i Mancini, pas fitores me penallti kundër Anglisë në Wembley, u kthye në Itali gjatë natës për të shijuar përqafimin e vendit të tyre dhe për marrë mirënjohjet e merituara. Të kaltrit fillimisht u pritën nga Presidenti Mattarella dhe më pas nga Kryeministri Draghi dhe e mbyllën festën me një paradë në autobusin e hapur nëpër rrugët e Romës në mes të një turmë delirante.

Delir në qendër të Romës për turneun triumfal të kampionëve të Evropës kuptohet në cdo rrugë. Qindra ishin ata që përshëndetën lojtarët e ekipit kombëtar në autobusin e hapur, i cili ngadalë mundi të kalonte mes turmës, që e rrethonte në të dy krahët. Tifozët që padyshim u 'ndezën' kur lojtarët ngritën lart kupën.

'Ne jemi kampionët e Evropës' ishte një prej korëve më të përdorur. Rrugëtimi i të kaltërve do të përfundojë në Hotel Parco dei Principi, ku janë akomoduar Chiellini dhe shokët e tij. Në autobusin e kampionëve ka qenë prezent edhe Matteo Berrettini, tenisti i freskët nga finalja e luajtur në Wimbledon kundër Novak Djokovic.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI