Flash

Italia, merr propozimin nga Argjentina: “Të luajmë bashkë Superkupën Maradona”

Lapsi.al 12 July 2021
Italia, merr propozimin nga Argjentina: “Të luajmë bashkë

Nga Maracana e nga Wembley… te Diego Armando Maradona. Nga Argjentina vjen një propozim provokues, nisur nga gazeta Olè, që gjithashtu mund të mirëpritet nga dy federatat e futbollit të vendeve respektive: një ndeshje miqësore mes fituesve të Copa America, Argjentinës dhe atyre të Euro 2020, Italisë, për nder të del Pibe de Oro, i cili ndërroi jetë më 25 nëntor 2020, "Superkupa Maradona".

Kalendari i ngjeshur i ekipeve kombëtare nuk ndihmon aspak për të gjetur një datë të dobishme për sfidën e madhe, por ideja është nisur dhe fakti që në nëntor 2022 nuk do të ketë Kupë Konfederatash, sepse Kupa e Botës do të luhet në Katar, e bën pak më të mundshme. Por ku do të luhej kjo super ndeshje mes ekipit kombëtar të Mancinit, që u kthye në majën e Evropës pas 53 vitesh, dhe atij të Scalonit që fitoi Kupën e Amerikës pas 28 vitesh? Ekzistojnë dy impiante kandidate: Diego Armando Maradona i La Paternal dhe Diego Armando Maradona i Napolit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI