Flash

Humbja me penallti e parashikuar 8 vjet më parë: ja profecia e tifozit anglez në vitin 2013

Lapsi.al 12 July 2021
Humbja me penallti e parashikuar 8 vjet më parë: ja profecia e tifozit
Paranormale, fat, dicka e ndërthurur. Vështirë të përcaktosh një postim të tillë i bërë pikërisht në 2013 nga një tifoz, që zgjedh skuadrat e duhura dhe mënyrën e duhur për një rezultat që do të ndodhte jo në kampionatin më të afërt Europian, që do të ishte ai i 2016, por ekzaktësisht në Euro 2020. "Anglia ka humbur finalen e Euro 2020 kundër Italisë me penallti. Asgjë nuk ka ndryshuar." Një postim që në shikim të parë mund të duket si një reagim i thjeshtë i një adhuruesi të Tre Luanëve ndaj rezultatit të finales së Wembley. Dhe kështu do të ishte, po të mos ishte për faktin se postimi është i vitit 2013. Kjo është një nga historitë absurde që ndeshja e Wembley ka dhuruar, edhe pse Britanikët, mbërritën në finale shumë të sigurtë për triumfin, edhe të mbështetur nga 58 mijë tifozë në stadiumin e shtëpisë, duke kënduar prej një muaji se kupa do të kthehej në shtëpi. Vetëm se mes gjithë kësaj turme optimiste është dikush që e ka ditur 8 vjet më parë se si do të përfundonte çështja... Profecia është bërë në shkurt 2013, kur një tifoz vendosi të ndajë me botën rezultatin e finales së Kampionatit Evropian të 2020, duke shpjeguar se Tre Luanët do të arrinin aktin e fundit, por do të përkuleshin tek 11 metërshat para të kaltërve. Idea e një postimi të tillë është e paperceptueshme, e bërë 8 vjet në avancën, por është e qartë se, e bërë në këtë formë, kur përpara ishte edhe Euro 2016, tingëllon si një profeci.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI