Flash

Euro 2020/ OPTA habit me formacionin ideal: mungon më i miri i turneut, bashkë me Këpucën e Artë

Lapsi.al 12 July 2021
Euro 2020/ OPTA habit me formacionin ideal: mungon më i miri i turneut,
Me Europianin të përfunduar tashmë është kohë bilancesh dhe vlerësimesh e në lojë thirren statistikat, nga të cilat algoritmi Opta ka përgjedhur formacionin më të mirë, të vendosur me një 4-3-3 ofensiv, por ajo që bie natyrisht në sy është prezenca e vetëm 3 lojtarëve nga kampionët e rinj të kontinentit. PICKFORD Nëse Gianluigi Donnarumma është vlerësuar si lojtari më i mirë i Euro 2020, statistikat Opta në një farë mënyrë ngushëllojnë portierin kundërshtar të finales. Kështu është Pickford portieri titullar i formacionit më të mirë, për faktin se e ka ruajtur 5 herë portën të paprekur në Euro 2020, ashtu si asnjë portier nuk ka mundur të bëjë në një edicion të vetëm të Europianit (5 edhe Iker Casillas në 2012). WALKER Walker është mbrojtësi i djathtë që ka kompletuar më shumë pasime në gjysëmfushën kundërshtare (161) e që ka rikuperuar më shumë topa (37). BONUCCI & STONES Në qendër Leonardo Bonucci, që mes tetë lojtarëve të lëvizjes që kanë luajtur të 7 ndeshjet e turnout, është i vetmi që nuk është dribluar. John Stones (94%) është lojtari që ka regjistruar përqindjen më të lartë të pasimeve të arritura. MAEHLE E kompleton mbrojtjen Joakim Maehle, lojtari që ka luajtur më shumë topa në zonën kundërshtare (27). PEDRI Në mesfushë, Pedri është i pari lojtar Europian i historisë që luajti titullar në 6 ndeshje në moshën 18vjec e poshtë në një edicion të vetëm mes Europianit e Botërorit. JORGINHO & VERRATTI Jorginho është lojtari që ka bllokuar më shumë pasime (25) e Marco Verratti (14) është lojtari që ka krijuar më shumë raste goli për shokët gjatë turneut. SCHICK Në tridhëmbëshin ofensiv, asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë se Patrik Schick në Euro2020 - Schick është i dyti lojtar në historinë e Republikës Ceke që realizon 5 gola në një edicion të vetëm mes Europianit e Botërorit, pas Milan Baros në Euro2004. DOLBERG Kasper Dolberg përzgjedhur si lojtari me përqindjen më të lartë realizuese: 43% - danezi ka transformuar në gol tre nga 7 goditjet në total. STERLING Raheem Sterling ka marrë vendin e tij si lojtari që ka kompletuar më shumë driblime (20) ashtu si edhe ai që ka luajtur më shumë topa në zonën kundërshtare, mjaftueshëm për të lënë jashtë golashënuesin e Euro 2020, Cristiano Ronaldon.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI