Flash

Euro 2020, shpërblime rekord nga Uefa: 331 milionë, 30 më shumë se 2016 e përfiton edhe Partizani

Lapsi.al 11 July 2021
Euro 2020, shpërblime rekord nga Uefa: 331 milionë, 30 më

Euro 2020 do të hyjë në histori jo vetëm si evropiani i parë udhëtues por edhe si më i pasuri në absolut. Shpërblimet që UEFA po përgatitet të ndajë midis ekipeve kombëtare është 331 milion euro, 30 më shumë se në vitin 2016, pavarësisht nga pandemia. Italia tashmë ka të garantuar 25.25 milionë euro, të cilat mund të bëhen mbi 28 në rast suksesi ndaj Anglisë. E njëjta situatë është edhe për Tre Luanët, si dy skuadrat finaliste. Bëjnë festë edhe klubet që u kanë dhanë lojtarë ekipeve kombëtare, duke ndarë në total 130 milionë e mes tyre është edhe Partizani që kishte Ferhan Hasanin në radhët e Maqedonisë së Veriut.

Nga skuadrat e eleminuara në çerekfinale, ajo që do të marrë në shtëpi cekun më të madh është Belgjika 16.25 milionë, krahasuar me 14.25 milionë të Ukrainës dhe 14.75 milionë të Zvicrës dhe Republikës Çeke. 'Vetëm' 12, 25 milionë për Gjermaninë dhe Portugalinë (po aq sa Kroacia dhe Uellsi), 12,75 milion për Francën (në të njëjtin nivel me Suedinë dhe Austrinë), me Hollandën pak përpara me 13,75 milionë. Nga ana tjetër, Danimarka grumbulloi 18.25 milionë, një milion më pak sesa gjysmëfinalistja tjetër e mundur, Spanja (19.25 milionë).

Frymëmarrje edhe për klubet, që do të shpërblehen bazuar në numrin e ditëve që lojtarët kanë qenë në dispozicion të trajnerëve të ndryshëm: mes ekipeve me më shumë lojtarë të grumbulluar janë Manchester City dhe Chelsea, ndërsa në Itali spikasin Juventus, Atalanta dhe Inter. Nga klubet shqiptare vetëm Partizani me tre ndeshjet që Ferhan Hasani ishte në dispozicion të Maqedonisë së Veriut në ndeshjet e grupit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI