Flash

Kane, sfidon Italinë: "Me Chiellini-Bonucci do të jetë betejë kundër dy luftëtarëve"

Lapsi.al 10 July 2021
Kane, sfidon Italinë: "Me Chiellini-Bonucci do të jetë

Harry Kane është frikësuesi numër 1 i mbrojtjes italiane, në prag të finales së Euro 2020, por edhe vetë sulmuesi i Tottenham e di që nuk do të jetë një shëtitje në park: "Chiellini dhe Bonucci janë mbrojtës të shkëlqyer. Ata e lexojnë lojën shumë mirë dhe dinë ku të qëndrojnë. Ata janë dy luftëtarë, kështu që unë pres një luftë të madhe, por kjo është arsyeja pse unë luaj futboll". Anglia është gati dhe e karikuar për të marrë trofeun: "Nuk ka vend më të mirë se Ëembley për të fituar trofeun tonë të dytë. Ekzaltimi do të jetë i lartë, por edhe tensioni."

Kane, duke folur për Uefa.com, ka shtuar: "Të luash në Ëembley e bën rastin edhe më të rëndësishëm dhe të veçantë këtë finale. Do të jenë tifozë tanë që do të këndojnë dhe do të na inkurajojnë dhe energjia do të jetë e pabesueshme. Duhet vetëm të zbresim në fushë, të marrim të gjithë ngarkesën emocionale të stadiumit dhe ta përdorim në avantazhin tonë".

"Në 1966, natyrisht, Anglia fitoi Kupën e Botës dhe ishte një rezultat i jashtëzakonshëm për ekipin dhe vendin. Tani ne kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull tjetër të historisë, edhe për prindërit tanë dhe për të gjithë ata që nuk e kanë parë kurrë Anglinë në një finale. Unë e di që vlen për të gjithë vendin. Është një moment i veçantë dhe nëse arrijmë të fitojmë do të kujtohemi për pjesën e mbetur të jetës sonë. Kjo është sfida dhe duhet ta pranojmë", përfundoi sulmuesi që ka shënuar 4 gola deri tani në Europian.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI