Flash

Ceferin pranon 'favorizimin' e Anglisë në Euro 2020: "Format i padrejtë për disa skuadra e tifozët"

Lapsi.al 10 July 2021
Ceferin pranon 'favorizimin' e Anglisë në Euro 2020:

Aleksander Ceferin 'ngel në klasë' formatin e Euro 2020: "Turneu në shumë vende? Unë nuk do ta mbështesja më - pranoi presidenti i Uefa në një intervistë për BBC Sport një ditë para finales Itali-Angli -. Ishte shumë impenjativ. Për disa arsye nuk është korrekte që disa ekipe duhet të përshkojnë më shumë se 10,000 km, ndërsa të tjerë vetëm 1,000 km. Nuk është e drejtë as për tifozët, të cilët duhej të ishin në Romë një ditë dhe në Baku ditën tjetër, vende të cilët janë katër orë e gjysmë fluturimi larg".

Ceferin, që ende nuk ishte president i UEFA-s kur u zyrtarizua formati (në dhjetor 2012), theksoi vështirësitë e shumta logjistike që karakterizuan këtë edicion: "Na u desh të udhëtonim shumë, në vende me juridiksione të ndryshme, monedha të ndryshme. Vende të BE dhe jo BE-së, kështu që nuk ishte e lehtë. Ishte një format që u vendos para se të merrja detyrën dhe e respektoj atë. Sigurisht që është një ide interesante, por është e vështirë të zbatohet dhe nuk mendoj se do ta bëjmë përsëri"e mbylli numri 1 i UEFA-s. Edicioni i ardhshëm i kampionateve evropiane, i planifikuar për në vitin 2024, do të mbahet në Gjermani, ndërsa vendi pritës për Euro 2028 pritet të vendoset në fund të vitit 2022.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI