Flash

Video/ 12 kartonë të verdhë, dy të kuq e dy penallti kundër: arbitri rus e masakron, Vllaznia shënon me 10 lojtarë

Lapsi.al 8 July 2021
Video/ 12 kartonë të verdhë, dy të kuq e dy penallti

Një kthim i hidhur pas 10 viteve mungesë në arenën Europiane për Vllazninë që gjen përballë jo vetëm një kundërshtar të fortë, por edhe një arbitrim të njëanshëm të rusit Matyunin që tregoi 10 kartonë të verdhë për futbollistët shkodranë, dy të kuq, akordoi edhe dy penallti në favor të Siroki Brijeg, që u imponua 3-1 përballë kuqebluve, që shënuan golin e shpresës në minutën e 92, kur luante me 10 lojtarë.

Mund të mos ishte perfomanca më e mirë e Vllaznisë, por në transfertën e Bosnjes ai që nuk shkoi si duhet ishte arbitrimi i rusit Matyunin, njeriu vendimtar i fitores së Sirokit. Natyrisht do të jetë një humbje që do të shkaktojë shumë polemika, por Vllaznisë i duhet shumë punë në kthim për të rikuperuar dy golat disavantazh në Loro Borici në ndeshjen e kthimit. Kuqeblutë u ndëshkuan në cdo ndërhyrje praktikisht, gjë që i bëri nervoz të besuarit e trajnerit Brdariç, edhe pse ndeshjen e vendosën 2 penallti të dyshimta në favor të boshnjakëve, të akorduar me insistim nga arbitri rus.

Vllaznia pati defektet e veta, tepër e brishtë në krahë, makinoze në daljet përpara dhe debutimi i Latifit si zëvendësues, në një pikë 'të vdekur' të ndeshjes nuk është se mund të ndryshonte gjë. Për ta bërë bilancin edhe më të keq se tre golat, dy me penallti të realizuar nga Stanic dhe një nga Lukic në minutën e 77, arbitri nxorri me karton të kuq (i dyti i verdhë) mesfushori Krymi dhe më pas trajnerin Brdariç për protesta. Pikërisht me 10 lojtarë, në minutën e 92, i riu Çoba shënoi golin e shpresës mbi të cilin shkodranët mund të përgatisin kthimin pas një jave, për të tentuar të bëjnë surprizën.

SIROKI BRIJEG 3-1 VLLAZNIA, GOLAT E MBRËMJES

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI