Flash

U eleminua befasisht në Euro 2020, Franca merr vendimin përfundimtar për Deschamps

Lapsi.al 8 July 2021
U eleminua befasisht në Euro 2020, Franca merr vendimin përfundimtar

Pavarësisht eliminimit në raundin e 1/8 të Kampionatit Europian, Didier Deschamps do të mbetet në krye të kombëtares së Francës edhe për Kupën e Botës 2022. Kjo u konfirmua nga presidenti i federatës franceze të futbollit Noel Le Graet në një intervistë për 'Le Figaro': "Ai do të jetë trajneri i Francës në Katar, çështja u zgjidh brenda tre minutash - shpjegoi ai - dëshira e tij për të vazhduar është shumë e fortë, e imja ishte gjithashtu. Nuk kishte diskutim."

Dy turnetë e fundit të mëdhenj për Didier Deschamps kanë qenë si ‘malet ruse’. Në Rusi, Franca u paraqit me një ekip të ri por konkurrues dhe më pas, edhe falë shpërthimit të Mbappè dhe turneut të shkëlqyer të Griezmann, ata fituan, ndërsa në Euro 2020, Bleus arritën si favoritë të mëdhenj, sepse edhe Benzema ishte kthyer dhe Deschamps kishte … dy skuadra, të dyja të afta të bënin shumë mirë. Por në fund, Zvicra e theu magjinë, duke vënë në dilemë edhe pozicionin e teknikut.

Dilema lidhej me faktin nëse ishte koha për të mbyllur një cikël që e çoi Francën edhe afër titullit kontinental në 2016, kulmoi me suksesin dy vite më pas, por u godit nga Shaqiri e Zvicra në mënyrën më të pabesueshme. E në të gjithë këtë situatë ishte edhe një Zinedine Zidane që ishte i lirë dhe mund të merrte pa problem pankinën e Bleus, nëse presidenti i Federatës franceze FFF Le Graet nuk do të ishte sponsori i madh i Deschamps.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI