Flash

Dy topa në fushë në episodin që vendosi ndeshjen, Danimarka 'plas' polemikat: ja si rregullorja kundërshton arbitrin hollandez

Lapsi.al 8 July 2021
Dy topa në fushë në episodin që vendosi ndeshjen, Danimarka

“Ajo që iu dha Anglisë nuk mund të jetë një penallti, diçka që më shqetëson shumë. Jemi krejtësisht kundër atij episodi. Pesë sekonda më parë se Sterling të merrte topin ishte një top i dytë në fushë: ia sinjalizova arbitrit të katërt por loja vazhdoi gjithësesi", hapi polemikat tekniku Hjulmand. Mbi Tre Luanët në fakt është përplasur jehona e polemikave të krijuara mbi penalltinë vendimtare të gjysëmfinales me të cilën skuadra e Southgate nxorri jashtë turneut Danimarkën në Ëembley: nuk është vetëm hedhja e Sterling, që u lëshua përtokë mes këmbëve të Maehle dhe Jensen, por edhe prania e dy topave në fushën e lojës në fillim të aksionit.

Rregullorja thotë, në fakt, se "nëse një top i dytë ose një objekt tjetër hyn në fushën e lojës gjatë ndeshjes, gjyqtari duhet të lejojë të vazhdohet nëse elementi i jashtëm nuk ndërhyn në lojë dhe duhet ta largojë sa më shpejt të jetë e mundur". Në këtë pikë arbitri nuk është i detyruar të ndalojë ndeshjen, por duke riparë imazhet, në këtë rast, topi i dytë ishte shumë afër aksionit dhe mund të përfaqësonte një element shqetësues si për Sterling ashtu edhe për Maehle që po e ndiqte, pavarësisht se loja vazhdoi e rrjedhshme.

I nervozuar Martin Braithëaite: "Do të duhet kohë për të gëlltitur këtë humbje por do të provojmë të bëjmë gjëra të mëdha sërisht në të ardhmen. Jemi krenar për atë që bëmë porn a vjen keq sepse mund të arrinim në finale. Kjo humbje është e vështirë të pranohet mbi të gjithë për mënyrën si erdhi. Duhet të kem kujdes në ato që them, por sigurisht jemi shumë të nervozuar".

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI