Flash

Video/ As Seferi e as Kallaku nuk bëjnë punë në Champions: Teuta ‘eleminohet’ që në ndeshjen e parë nga Sheriff Tiraspol

Lapsi.al 7 July 2021
Video/ As Seferi e as Kallaku nuk bëjnë punë në Champions:

Teuta shpartallohet në 90 minutat e parë 4-0 nga Sheriff Tiraspol, duke e bërë formalitet ndeshjen e kthimit. Fusha tregoi një disnivel të madh mes Sheriff Tiraspol dhe durrësakëve, që nuk mbushën dot vakumin e diferencës në kondicionin fizik me moldavët që e kanë nisur tashmë kampionatin e tyre dhe ishin me marsh më të lartë se Teuta në vështirësi të frikshme për të ndërtuar, për të patur intensitet, por deri edhe për tu mbrojtur.

E Martini i provoi kartat e tij nga minuta e parë me Seferin në vijën e parë të sulmit e Sherif Kallakun pas tij, mbështetur nga Bregu e Lorenco Vila. Shtylla i shpëtoi Frashërin në minutën e 7, ndërsa portieri e Todorovski evituan golin një minutë më pas. Por goli ishte vetëm cështje kohë dhe në të 14 Henrike nuk gaboi përpara portierit. Në të parën shtesë braziliani Henrike dyfishoi shifrat, i vetëm përballë Frashërit, duke përligjur dominimin e skuadrës nga Tiraspoli.

Martini nuk ndryshoi asgjë, ndoshta sepse duhej ndryshuar gjithcka e ndeshja rrodhi në të njëjtat ujëra me miqtë që tentuan ti japin siguri edhe më të madhe ndeshjes së kthimit. E në fakt në minutën e 56 Traore ishte i jashtëzakonshëm nga jashtë zonës, duke lënë të shtangur Frashërin. Seferi bëri atë pak që mundi, duke shëtitur më tepër në front në kërkim të hapte hapësira që nuk gjendeshin, ndërsa rasti i parë i vërtetë për Teutën ishte ai i minutës së 63′ kur krosimi i Vilës për Bregun përplaset vetëm në rrjetën e jashtme. E atëherë në fund ka kohë edhe për golin e katërt të kapitenit Kasteneda, që mbylli një histori, që madje as nuk nisi.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI