Flash

Euro/ Italia në finale, golat dhe penalltitë me video

Lapsi.al 7 July 2021
Euro/ Italia në finale, golat dhe penalltitë me video

Italia është finalistja e parë e Euro 2020. Në Wembley, të kaltrit mposhtën Spanjën 5-3 pas penalltive (1-1 në 120' lojë) dhe tani pret fituesin e Angli-Danimarkës. Skuadra e Mancini, duke vuajtur në pjesën më të madhe të ndeshjes, gjeti avantazhin në minutën e 60 falë golit të Chiesas. Barazimi spanjoll erdhi në minutën e 80 me Moratan, që mposhti Donnarumma me një goditje të saktë. Gjithcka u vendos nga 11 metrat, ku Morata gaboi penalltinë e fundit e Jorginho jo...

Netët magjike vazhdojnë. Italia kaloi pengesën më të vështirë të këtij Europiani, Spanjën, me penallti dhe mori biletën për aktin e fundit të këtij Kampionati. Vendimtare goditja nga pika e bardhë e Jorginhos, por në lojë asgjë nuk ishte e thjeshtë, per Italinë që u detyrua të ndiqte ritmin hutues të iberikëve e për të besuarit e Enriques që rrezikuan të kapitullonin në mundësitë që të kaltrit krijonin. Donnarumma shpëtoi rezultatin në goditjen e sigurtë të Dani Olmos në pjesën e parë, zotërimi i topit ishte frikshëm në anën e spanjollëve (70 %) që fituan betejën për mesfushën dhe imponuan diktatin, duke e kthyer Italinë në skuadrën e zakonshme të mbyllur prapa e të gatshme të nisej në kundërsulm.

Kundërsulme që kurorëzuan idenë e Mancinit në minutën e 60 me një magji të Chiesa, që la të palëvizur Unai Simon. Enrique vendosi se ishte koha për Moratan e të gjithë arsenalin ofensiv që kishte në dispozicion (brenda edhe Moreno), por ishte juventini që barazoi rezultatin. Njohja e lojës së shokëve të Juventus Bonucci e Chiellini e lejoi Moratan të filtronte mes tyre e të mposhte Donnarumman. Pas avantazhit në fakt Mancini provoi të freskonte mbrojtjen (Toloi për Emerson, me Di Lorenzo lëvizur në të majtë), në përpjekje për të ruajtur 1-0, por projekti u shkatërrua pas njëzet minutash nën goditjet e një aksioni të shpejtë dhe preciz të spanjollëve, por në të cilën Italia pati një qasje shumë të butë.

Barazimi ishte një shuplakë e dukshme dhe nxori në pah ndryshim në gjendjen atletike: Spanja më reaktive dhe me më shumë energji se Italia që mendoi vetëm të shkonte tek penalltitë. Koha shtesë nuk e ndryshoi fatin e sfidës, e cila u zgjidh nga 11 metra. Locatelli tronditi tifozët e Italisë i hipnotizuar nga Simon, por Dani Olmo fluturoi mbi traversë topin që mund ta kishte kurorëzuar si mbretin e ndeshjes. Pastaj Belotti, Gerard Moreno, Bonucci, Thiago e Bernardeschi shënuan të gjithë për ta lënë kualifikimin në këmbët e rënduara psokologjikisht të Moratas. Këtë herë sulmuesi ndalet nga Donnarumma, ndërsa Jorginho, si një brazilian tipik, edhe pse për Italinë, ekzekutoi penalltinë perfekte: Unai Simon në gjunjë e topi qetësinë në shtyllën e kundërt për finalen e Italisë që mbetet në Wembley...

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI