Flash

Arbitri 'fatsjellës' i Southgate zgjidhet për gjysëmfinalen: Angli-Danimarkë nën gjykimin e Makkelie

Lapsi.al 6 July 2021
Arbitri 'fatsjellës' i Southgate zgjidhet për

Arbitri i gjysëmfinales së dytë të Euro 2020, mes Anglisë e Danimarkës, në program nesër në mbrëmje, në stadiumin londinez Wembley, do të jetë hollandezi Danny Makkelie. Arbitri i ka drejtuar njëherë anglezët, në ndeshjen historike të 1/8 të finaleve, e fituar kundër Gjermanisë. Një 'hajmali' tjetër për anglezët, që në anën e tyre do të kenë edhe publikun dhe stadiumin e shtëpisë.

Angli nuk fitonte përballë gjermanëve prej 55 vjetësh e për më tepër kishte një revansh për të marrë në atë 96 famëkeqe, kështu që Makkelie mund të jetë një fatsjellës i vërtetë për Tre Luanët e Southgate, në kërkim të një finale të madhe europiane.

Asistentë do tij do të jenë bashkëkombasit Hessel Steegstra e Jan de Vries, në Var do të veprojë Pol van Boekel ndërsa ndihmësi i tij i parë do të jetë Kevin Blom. Asistenti i dytë dhe i tretë Var do të jenë gjermanët Christian Gittelmann e polaku Pawel Gil. Rumuni Ovidiu Hategan është zgjedhur si zyrtari i katërt i gjysëmfinales.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI