Flash

Mes dëmtimeve e rikuperimeve, Italia e rekordeve sfidon Spanjën "e ngadaltë"

Lapsi.al 6 July 2021
Mes dëmtimeve e rikuperimeve, Italia e rekordeve sfidon Spanjën

Në një përsëritje të finales së Euro 2012, Italia e Spanja synojnë të rezervojnë një vend në ndeshjen vendimtare të Euro 2020. Skuadra e rekordeve e Mancinit dhe Spanja e kontestuar por gjithësesi fituese e Enriques, janë një kontrastim tepër interesant, me dy formacionet që preferojnë të zotërojnë lojën. Dy teknikët duhet të bëjnë ndërkohë me mungesa me peshë, por edhe rikuperojnë elementë fondamentalë.

Leonardo Spinazzola pësoi një dëmtim dramatik në fund të takimit kundër Belgjikës dhe mungesa e tij është një goditje e fortë për planet e trajnerit të Italisë Roberto Mancini, që do të kthejë vëmendjen nga Emerson Palmieri që është gati ta zëvendësojë. Megjithatë, një mbrojtës tjetër mbrojtës i Romës, Alessandro Florenzi - i huazuar te PSG - është rikuperuar nga një dëmtim në pulpë dhe mund të kthehet në të djathtë të katër mbrojtësve, duke kthyer në pankinë Di Lorenzon, që sidoqoftë nuk është se ka zhgënjyer. Mancini përmirësoi ofensivën e tij me rikthimin si titullar të Federico Chiesa për Domenico Berardi në anën e djathtë të sulmit të të kaltërve dhe është shumë i kënaqur nga ajo cfarë pa kundër belgëve, gjë që e kandidon sulmuesin e Juventus nga minuta e parë. Mesfushori me përvojë Marco Verratti ka konfirmuar rikuperimin e tij nga një problem në gju dhe është i paprekshëm bashkë me Jorginho, ndërsa kontributet sulmuese të Nicolo Barella duhet të jenë të mjaftueshme për të shmangur konkurrencën e Pessina e Locatellit për vendin e fundit të mbetur në mesfushë.

Pablo Sarabia është humbja e madhe e Spanjës për gjysëmfinalen me Italinë dhe Luis Enrique nuk është aspak i kënaqur . Sulmuesi 29-vjeçar i PSG – që shënoi kundër Sllovakisë dhe Kroacisë dhe dha dy asist - pësoi një dëmtim muskulor kundër Zvicrës dhe do të zëvendësohet nga Dani Olmo, i cili ka bërë figurë të mirë duke ardhur nga pankina në dy ndeshjet e fundit. Aymeric Laporte është gati për ndeshjen pavarësisht stërvitjes së diferencuar për të menaxhuar lodhjen - ai është i vetmi lojtar spanjoll që ka luajtur çdo minutë të turnout e që ka parë dy ndeshje të kalojnë në kohën shtesë. Në krah të tij do të jetë Torres, edhe këtë herë i favorizuar ndaj Eric Garcias.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI