Flash

"Truket e zanatit": motra e Courtois u tall me Spinazzolën...pastaj kërkoi ndjesë

Lapsi.al 6 July 2021
"Truket e zanatit": motra e Courtois u tall me

Valerie Courtois e ka parë veten në qendër të polemikave për një postim të nxituar në të cilin akuzoi Leonardo Spinazzolan për simulimin e dëmtimit. Nuk ka patur shumë vlerë në fakt, më pas, tërheqja e ndjesa e kërkuar. Gjatë Belgjikë-Itali, motra e portierit belg të Real Madrid, e pranishme në stadium, postoi një histori në Instagram duke inkuadruar mbrojtësin italian përtokë me komentin: "Ne i quajmë truke të zanatit". Vetëm se në këtë rast, Spinazzola kishte këputur tendinën e Akilit, e kur e mësoi e motra e Courtois hoqi postin dhe kërkoi falje, pa i shpëtuar polemikave.

"Më vjen shumë keq që Spinazzola u dëmtua... Unë kërkoj falje për reagimin tim në gjak nxehtësi dhe i uroj një shërim të shpejtë" ishte mesazhi i ri nga motra e portierit belg.

POSTIMI I PARË

POSTIMI I RI

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI