Flash

Zyrtare/ Hakimi prezantohet në Paris: Inter 'mjaftohet' me 68 milionë euro

Lapsi.al 6 July 2021
Zyrtare/ Hakimi prezantohet në Paris: Inter 'mjaftohet' me 68
Tani është zyrtare, Achraf Hakimi është një lojtar i Paris Saint Germain. Marokeni ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026, Inter do të përfitojë 60 milionë euro plus 11 në bonuse, nga të cilat 8 janë të lidhura me objektiva të arritshme lehtësisht. Anësori përshëndet kështu Italinë pas vetëm një viti: "Klubi falënderon lojtarin për sezonin e kaluar së bashku, i cili arriti kulmin me fitimin e titullit - lexohet në një shënim zyrtar nga zikaltrit - Për Achraf urimet më të mira për pjesën tjetër të aventurës së tij profesionale”. HAKIMI: "KRENAR, MEZI PRES TË FILLOJ" "Sot ndjehem shumë krenar - janë fjalët e para të Hakimit si lojtar i PSG - Pas përvojave të mia në Spanjë, Gjermani dhe Itali, Paris Saint-Germain më ofron mundësinë për të zbuluar një kampionat të ri nën ngjyrat e një prej klubeve më prestigjioze në botë. Mezi pres të takoj shokët e mi të rinj të skuadrës, tifozët dhe të ndiej nxehtësinë e jashtëzakonshme që mbretëron në Parc des Princes. Ndaj të njëjtat ambicje të mëdha me stafin e lojtarët e do të bëj gjithcka për ti dhënë klubit tim atë që pret nga unë". PËRSHËNDETJA PËR INTER: "DO TA MBAJ KLUBIN NË ZEMËR" "Ishte vetëm një vit, por çfarë viti". Para se të mbërrija, nuk mund ta imagjinoja se çfarë do të thoshte të veshësh fanellën e Interit. Ishte një nder të mbroja këto ngjyra. Ishte një sezon i vështirë, kryesisht për shkak të pandemisë, por unë përsëri isha në gjendje të shijoja momente të paharrueshme duke fituar titullin dhe duke shkruar historinë me ju. Do të doja të falënderoja të gjithë anëtarët e stafit, punonjësit e klubit, tifozët dhe shokët e ekipit për afeksionin, profesionalizmin dhe respektin e tyre. Do ta mbaj Interin në zemrën time. Një përqafim për të gjithë dhe forca Inter".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI