Flash

Sarri nuk e harron zakonin, ironizon Juventusin: "Titulli im i thjeshtë, pastaj dolën të katërtët"

Lapsi.al 6 July 2021
Sarri nuk e harron zakonin, ironizon Juventusin: "Titulli im i

Dikur shkaktoi trazira me gishtin e mesit treguar një tifozi të Juventus kur drejtonte Napolin, tani Maurizio Sarri kthehet të sulmojë bardhezinjtë kur është ulur në pankinën e Lazios. Trajneri i ri bardhekaltër në Sportitalia riktheu vëmendjen tek eksperienca e fundit në karrierë: "Titulli im? U mor si i mirëqenë. Nga ambjenti jashtë, por duhet të them edhe nga brenda. Ne fituam një titull pa e festuar, të gjithë darkuan më vete. Ndoshta viti i duhur do të kishte qenë ky: një vend i katërt dhe pashë që festuan, ndoshta kushtet ishin ideale".

Një marrëdhënie aspak idilike me bardhezinjtë: "Në mes të tetorit unë pata një takim me stafin dhe u thashë atyre të bënin një zgjedhje. Pyetja ishte 'a do të shkojmë drejt në rrugën tonë dhe të kthehemi në shtëpi për 20-30 ditë apo të zbresim në disa kompromise, të fitojmë kampionatin, duke e ditur që gjithsesi do të shkojmë në shtëpi". Vendosëm të provonim të fitonim kampionatin".

Pastaj në lidhje me zërat për një sherr me Nedved pas humbjes 2-1 kundër Udineses: "Ne shkuam deri te duart, ishin diskutime normale pas ndeshjes. Por nuk më pëlqente qëndrimi i ekipit, nuk duhet të lëshosh as me kampionatin praktikisht të fituar".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI