Flash

Liga detyron Barcelonën të heqë dorë nga Messi: kërkohet nga ulje drastike e pagave nga 347 në 160 milionë euro

Lapsi.al 6 July 2021
Liga detyron Barcelonën të heqë dorë nga Messi:

Sipas disa zbulimeve nga media spanjolle, La Liga i ka kërkuar Barcelonës të kalojë nga 347 milion euro të paguara çdo vit aktualisht për organikën në rreth 160: një prerje drastike që ka sjellë tashmë zgjedhje të tilla si ajo e dhënies së 'carta de libertad' për Pjanic, praktikisht duke e liruar lojtarin falas në mënyrë që të mos i paguajë më pagën. Në këtë situatë vjen edhe cështja e rinovimit të Messit, për të cilin Liga spanjolle e futbollit tashmë i ka thënë Barças, në mënyrë jozyrtare, se nuk dëshiron të bëjë përjashtime: nuk ka rëndësi nëse një fenomen si argjentinasi largohet nga Spanja, qëndrueshmëria e sistemit ka më shumë rëndësi.

Tifozët Blaugrana kthehen kështu të jenë në ankth dhe kanë frikë se rinovimi me Leon do të anullohet, veçanërisht në kohën kur PSG dhe City - shpjegon Mundo Deportivo - nuk kanë hequr dorë ende nga ëndrra për Messin. Parisienët do të donin të kënaqnin Neymar, i cili dëshiron të ribashkohet me mikun e tij të vjetër (dhe Al-Khelaifi për L'Equipe kishte zbuluar se ai i kishte thënë Laportas "nga 1 janari çdo klub ka të drejtë të negociojë me Messin"), ndërsa në Manchester dyshja Guardiola-Soriano kishin arritur një marrëveshje me argjentinasin verën e kaluar, kur ai kërkoi të lirohej nga Barcelona për shkak të thyerjes së mardhënieve me Bartomeun.

Një kryqëzim që në këtë moment i sheh blaugranat akoma në avantazh, pak për dashurinë e Messit për këto ngjyra, pak sepse është e vërtetë që PSG po ndërton një ekip ëndërrash por pa lamtumirën e Mbappé ardhja e një monumenti si Leo duket e vështirë edhe për Al -Khelaifi, ndërsa City duket se ka marrë vendime të tjera në nivel projekti.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI