Flash

Humbi penalltinë vendimtare, kërcënime të reja për Moratan e Luis Enrique e mbron: "Goditi i dëmtuar"

Lapsi.al 7 July 2021
Humbi penalltinë vendimtare, kërcënime të reja për

Gabimi i Moratas nga pika e bardhë kundër Italisë theu ëndrrën e Spanjës për të luajtur finalen e Euro 2020, por Luis Enrique nuk ka asgjë për t'u ankuar ndaj sulmuesit të Juventusit. Përkundrazi, ai e mbron atë hapur, duke evidentuar personalitetin e tij dhe lidhjen me fanellën e kombëtares. "Morata ka një problem në aduktor - shpjegoi trajneri iberik -. Ai tregoi personalitetin e tij, përkundër këtij dëmtimi shkoi të godiste një penallti."

"Ai pati disa përvoja të vështira gjatë turneut, por ishte fantastik - vazhdoi Luis Enrique duke iu referuar kërcënimeve të marra nga lojtari gjatë turneut -. Ai shënoi dhe ishte brilant". Fjalë të forta dhe të qarta për të pastruar fushën e dyshimeve në lidhje me cilësitë e Moratës dhe për të riafirmuar besimin te sulmuesi i Juventusit në një mënyrë të qartë.

FYERJE NË RRJET PËR MORATAN, GRUAJA E TIJ DENONCON

Fyerje të reja përmes mediave sociale ndaj Alvaro Morata dhe familjes së tij, këtë herë nga Italia, pas gjysmëfinales së djeshme mes Italisë dhe Spanjës në Euro 2020, një ndeshje në të cilën sulmuesi i Juventus shënoi para se të humbte penalltinë që kualifikoi të kaltrit në finale. Për të raportuar faktin është gruaja e futbollistit spanjoll, Alice Campello, e cila ka publikuar në historitë e saj në Instagram, disa nga kërcënimet e marra. "Sinqerisht nuk po vuaj nga asnjë prej këtyre mesazheve, me të vërtetë - shkruajti gruaja e Moratës - madje nuk mendoj se është faktor i "italianëve" por i injorancës. Mendoj se nëse do ti kishte ndodhur një vajze më të brishtë do të kishte qenë një problem. Le të kujtojmë se është një sport për t'u bashkuar e jo për të shfryrë zhgënjimet tuaja. Unë me të vërtetë shpresoj që në të ardhmen të merren masa serioze për këta lloj njerëzish sepse është e turpshme dhe e papranueshme".

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI