Flash

Italia kthehet 'tipike', Mancini teoricien: "Skuadrat edhe mbrohen, jo vetëm sulmojnë"

Lapsi.al 7 July 2021
Italia kthehet 'tipike', Mancini teoricien: "Skuadrat edhe

"Meritat janë të djemve sepse tre vjet më parë besuan menjëherë te projekti, por nuk ka mbaruar ende. Duhet të rikuperojmë forcat që na kanë mbetur sepse është një finale për tu fituar". Roberto Mancini mund të lehtësohet tani nga tensioni dhe të gëzohet për finalen e Euro 2020 të arritur nga Italia pas suksesit me penallti ndaj Spanjës në fund të 120' minutave betejë të vërtetë: "Ishte një ndeshje shumë e vështirë - tha trajneri - Spanja është një ekip i shkëlqyer, ata janë mjeshtra të zotërimit të topit. Ne bëmë një lojë të mirë, por jo si zakonisht. Na vunë në vështirësi që në fillim, pastaj gjetëm koordinatat e duhura dhe nuk pësuam shumë, por e dinim shumë mirë që duhet të vuanim".

"Një fitore tipike italiane? Skuadrat sulmojnë dhe mbrojnë, ata nuk mund të sulmojnë vetëm. Ishte një ndeshje e shkëlqyer mes dy ekipeve të mëdha - shpjegoi Mancini - Kishim mundësi të shënonim gola, ashtu si edhe ata. E dija se do të ishte e vuajtur, kishim shpenzuar shumë me Belgjikën, por tek 1-0 po mendoja se do të dyfishonim".

Finalja e Kampionatit Europian vjen tre vjet pas pikës më të ulët për ekipin kombëtar të Italisë: "Unë besoja te lojtarët tanë që nga fillimi, e dija që mund të bënim gjëra të mira dhe deri më tani ia kemi arritur. Ne jemi të lumtur që kemi dhënë disa mbrëmje gëzimi për italianët në muajin e fundit, por mungon ende edhe një... "

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI