Flash

Italia në finale, Luis Enrique sarkastik: "Mezi prisnin të shkonin tek penalltitë"

Lapsi.al 7 July 2021
Italia në finale, Luis Enrique sarkastik: "Mezi prisnin të

Nuk e fsheh dëshpërimin Luis Enrique për eliminimin nga Italia në gjysëmfinale pas një ndeshje të shkëlqyer të Spanjës së tij. "Të gjithë janë krenarë për këtë ekip kombëtar - shpjegoi trajneri - Qëllimi ishte të formoja një ekip dhe që tifozët të ndiheshin krenarë për lojtarët e tij. Unë i jap ekipit notën 9". Në finale shkoi Italia, por për të kaltrit tekniku iberik nuk e kursen sarkazmën: "Në kohën shtesë ata mezi prisnin të shkonin te penalltitë, ndërsa ne mund të kishim luajtur edhe gjysmë ore më shumë".

Tekniku i Furive të Kuqe mendon pozitivisht për të ardhmen. "Bëmë një Europian të shkëlqyer. Ishim superiorë dhe nuk fituam vetëm për punë detajesh para penalltive. Pas nëntë vitesh kalimi të shkretëtirës, Spanja është kthyer. Ishte një skuadër që u përpoq me bindje më shumë se tjetra. Për Kupën e Botës kemi veteranë dhe të rinj të pjekur të cilët do të na japin shumë kënaqësi. Ne e duartrokitëm ekipin, sepse ata bënë një punë të të jashtëzakonshme. Ka shumë njerëz në Spanjë që janë krenarë për ekipin e tyre. E falënderova Moratën dhe e përqafova. Na lejoi të ëndërrojmë”.

Vetëm elozhe për Pedrin. "Por a e ka parë dikush atë që bëri Pedri, një djalë 18-vjeçar? Unë nuk kam parë dikë të tillë, as Iniestën, diçka anormale."

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI