Flash

Inter, nis epoka Inzaghi: "Një sfidë e madhe, kemi nga 2010-11 që nuk shkojmë në 1/8 e Champions"

Lapsi.al 7 July 2021
Inter, nis epoka Inzaghi: "Një sfidë e madhe, kemi nga 2010-11

Në shtëpinë e Inter, gjithçka është gati për fillimin e epokës së Simone Inzaghit. "Ka një entuziazëm të madh dhe unë kam motivime të mëdha për këtë aventurë të re - shpjegoi trajneri i zikaltërve -. Do të jetë një sfidë e madhe, ne duam të mbrojmë titullin dhe të bëjmë më mirë në Champions League". "Shitja e Hakimit ishte e planifikuar, por klubi më premtoi një ekip të fortë," shtoi ai.

Në ditën e tij të parë si interist, ish-tekniku i Lazios, shprehet gati për sfidën: "E di që do të jetë një punë e rëndësishme dhe një sfidë e bukur. Te Inter më bindën menjëherë duke më treguar në pak ditë një dëshirë të madhe për të patur shërbimet e mia. Me stafin tim e dimë se do të gjejmë një grup të fortë, një shoqëri të fortë e shumë tifozë që do të na qendrojnë pranë për gjithë sezonin"

Do të jetë një kampion më pak te Inter, pas shitjes së Hakimit, por tekniku nuk ka qenë i papërgatitur për këtë lëvizje të klubit: "Gjeta njerëz te Inter që më bënë të kuptoj se ata më donin me çdo kusht. Unë e pranova këtë sfidë të re, stimuluese. E di se do të ketë vështirësi sepse ne do të kemi titullin për të mbrojtur dhe shumë ekipe të gatshme për të luftuar. Përfitoj nga rasti të përgëzoj klubin dhe Conten për arritjen e këtij kampionati të shumëpritur".

Tani e gjithë cështja vërtitet te merkato, nga e cila varen edhe objektivët: "Pak kanë lëvizur deri më tani. Merkato e transferimeve është e gjatë dhe është një moment delikat për të gjitha ekipet. E dija që Hakimi do të largohej, por klubi më premtoi se ekipi do të mbetet po aq konkurrues dhe i fortë sa vitin e kaluar. Ne diskutojmë me drejtorin çdo ditë dhe ne e dimë se ku duhet të ndërhyjmë. Duam të mbrojmë titullin që sapo kemi fituar dhe të bëjmë një rrugë më të mirë në Champions League. Interi nuk ka shkuar në raundin e 1/8 që nga 2010/2011 ..."

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI