Flash

Danilo zbulon të ardhmen e CR7: "Përsëri me ne sezonin e ardhshëm"

Lapsi.al 8 July 2021
Danilo zbulon të ardhmen e CR7: "Përsëri me ne sezonin e

Ndërsa në Vinovo gjithçka është e heshtur në lidhje me të ardhmen e CR7, kujdeset Danilo për të blinduar Ronaldon tek Juventus dhe e bën nga Brazili. Braziliani ka zbuluar të ardhmen e numrit 7, i pyetur nëse do ta gjejë Cristianon në skuadër kur të kthehet në Itali: "Sigurisht - shpjegoi anësori -. Ta kesh në ekip është e rëndësishme për ne, sepse ai sjell një ortek golash, dhe përveç kësaj, ai është një mik i dashur. E kemi njohur njëri-tjetrin që te Real Madrid. Ai do të jetë akoma me ne sezonin e ardhshëm", siguroi mbrojtësi i impenjuar në Kupën e Amerikës me Brazilin në finale kundër Argjentinës.

Danilo ka shprehur konsideratën e tij edhe për kthimin e Allegrit te Juventus. "Jam kurioz dhe shumë i motivuar - shpjegoi Danilo -. kurrikula e Max flet për të, të kesh një trajner fitues është më e mira për ata që duan të përmirësohen gjithmonë, si unë. Mendoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku," shtoi ai. Gjëra të mëdha duke filluar nga rifitimi i titullit kampion. "Finalja e Copa America është pika më e lartë e karrierës sime, pastaj do të kthehem në Torino për të fituar përsëri kampionatin - tha braziliani në vigjilje të ndeshjes kundër Argjentinës -. Për Champions do të mendojmë më vonë".

Në fund, nuk mund të mungonte konsiderata për finalen e Euro 2020. "Unë gjithmonë e kam vendosur Italinë ndër të preferuarat e mia - shpjegoi Danilo -. Chiellini dhe Bonucci janë ende një çift i frikshëm dhe Chiesa po bën mirë edhe me kombëtaren. Të dielën do të bëj tifo për ata dhe shpresoj që energjia pozitive të më vijë nga Italia - vazhdoi ai -. Italia është universiteti për një mbrojtës. Ne punojmë shumë në fazën mbrojtëse, së bashku me Giorgio dhe Leo kam mësuar të mbyll hapësirat. Jam shumë i lumtur te Juve" - përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI