Flash

Southgate paralajmëron Kane për finalen: "Italia ka mbrojtës luftëtarë të vërtetë"

Lapsi.al 8 July 2021
Southgate paralajmëron Kane për finalen: "Italia ka mbrojtës

Pasi arriti finalen Gareth Southgate nuk do të humbasë takimin me triumfin. Tekniku duartroket skuadrën e tij për arritjen në finalen e parë europiane për Tre Luanët, pas fitores 2-1 ndaj Danimarkës në kohën shtesë. "E dinim se nuk do të ishte e lehtë e kështu ndodhi. Tani kemi Italinë, që ka dy vjet që tregon një vlerë të madhe. Kanë mbrojtës luftëtarë të vërtetë, por e gjithë skuadra është shumë e fortë. Do të jetë një ndeshje epike, por ne duam të shkruajmë historinë", tha tekniku.

Për Southgate rasti për revanshin në pankinë, pasi gaboi si lojtar penalltinë vendimtare kundër Gjermanisë në gjysëmfinalen që dekretoi eleminimin e Anglisë në kampionatin europian në 1996. "Pas fitores me Ukrainën i kisha thënë lojtarëve të mi se herët a vonë do të kishim hasur vështirësi, ndoshta do të na duhej të rikuperonim rezultatin. Nuk kam dyshuar asnjëherë te skuadra e ndjeja që do tia dilnim – shpjegoi tekniku anglez - Danimarca ka qenë gjithnjë shumë e nënvlerësuar, e konsideroj një skuadër të madhe, e kjo është një meritë më shumë për lojtarët e mi, shumë prej të cilëve kanë një eksperiencë të kufizuar ndërkombëtare". E tani pas tre ditësh do të jetë finalja e madhe e Wembley.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI