Flash

Tokyo 2020, Olimpiada më e pazakontë e historisë: Lojërat do të jenë të mbyllura për publikun

Lapsi.al 8 July 2021
Tokyo 2020, Olimpiada më e pazakontë e historisë: Lojërat do

Dy javë nga fillimi i Lojërave Olimpike të Tokios, ka mbërritur vendimi përfundimtar: garat në kryeqytetin japonez do të jenë pa tifozë në tribuna. Ky është vendimi i takimit ku morën pjesë përfaqësues të komitetit organizues të Lojërave, qeverisë Japoneze, qeverisë metropolitane të Tokios dhe komiteteve ndërkombëtare Olimpike dhe Paraolimpike. Presidenti i IOC Thomas Bach ishte prezent në takim me video, pasi ishte në një izolim 3 ditore pas fluturimit në Tokio. Vendimi pason njoftimin nga qeveria japoneze për të vendosur një gjendje të re të jashtëzakonshme për Tokion: do të hyjë në fuqi nga e hëna e 12 korrikut dhe do të zgjasë deri në 22 gusht dhe për këtë arsye do të zgjasë pikërisht në periudhën e kur janë planifikuar Lojërat, nga 23 korriku deri në '8 gusht. Kryeministri Suga ka bërë të ditur se gjendja e jashtëzakonshme është e nevojshme për të "parandaluar rifillimin e rasteve të ardhshme në të gjithë vendin".

Fokusi kryesor i gjendjes së jashtëzakonshme është mbyllja e bareve, restoranteve dhe bareve karaoke që shërbejnë alkool. Vetëm dy javë më parë, organizatorët dhe IOC vendosën të lejojnë që vendet ku zhvillohen ngjarje sportive të mbushen në 50% të kapacitetit të tyre, pa tejkaluar 10,000 në asnjë rast. Gjendja e jashtëzakonshme detyron edhe një herë të rishikohen planet.

Gjendja aktuale e jashtëzakonshme në Tokio përfundon të dielën. Kryeqyteti japonez raportoi të mërkurën 920 raste të reja, në krahasim me 714 javën e kaluar. Ishte dita e 18 radhazi e rritjes javore dhe ishte totali më i lartë, që nga 1,010 rastet e raportuara më 13 maj. Tifozëve që mbërrijnë nga jashtë iu ndalua të marrin pjesë në Olimpiadë muaj më parë. "Infeksionet janë në fazën e zgjerimit të tyre dhe të gjithë në këtë vend duhet të kuptojnë ashpërsinë e tyre," tha Shigeru Omi, një këshilltar i lartë mjekësor i qeverisë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI