Flash

Fitorja më e thellë e një skuadre shqiptare në Europë, Daja e ka mendjen në kthim: "Musta na prish shumë punë"

Lapsi.al 8 July 2021
Fitorja më e thellë e një skuadre shqiptare në Europë,

"Është një fitore e rëndësishme pavarësisht se dukej e lehtë, e bënë futbollistët e lehtë. Po ky ekip jo më shumë se një javë më parë, me Sheriff barazoi dhe fitoi me penallti". Ilir Daja i gëzohet fitores së thellë 5-2 përballë moldavëve të Sfintul Gheorghe, duke i kujtuar të gjithëve se kundërshtari nuk ishte aq i lehtë sa e bën të duket rezultati. Ndoshta edhe një shigjetim në distancë për Teutën që fitoi titullin por u dërrmua 4-0 nga Sheriff Tiraspol në debutimin në Champions.

Të kuqtë kanë bërë fitoren më të thellë të një ekipi shqiptar në Europë, një motiv krenarie sigurisht, nëse sdo të ishte për dëmtimet e marra gjatë kësaj ndeshje: "Ndihem shumë mirë, të gjithë çunat kanë dhënë maksimumin. Të luash 90 minuta me një kundërshtar që bëri 5 ndërrime, gjithë merita i shkon ekipit. Më vjen mirë që këta çunat bënë fitoren më të thellë në kompeticionet europiane" tha Daja, duke analizuar situatën në skuadër -. "Ne nuk e kemi gjendjen optimale, disa lojtarë kanë ardhur me vonesë. Gligorov ka vetëm 1 javë me ekipin. Musta është nisur direkt për ekzaminim, shpresojmë mos ketë një dëmtim të rëndë. Në atë rol, tërhoqëm Markun, që në kampionatin e kaluar ka luajtur mesfushor qendror. Nuk kemi alternativë tjetër, Musta na prish shumë punë. Gligorov doli për arsye se nuk kishte gjendjen e duhur fizike".

E ndërkohë, vëmendja është e gjitha në kthim: "Mund të kishim shmangur golin e dytë. Belica ishte i dëmtuar, duhet ta zëvendësonin lojtarët mesfushorë. Kemi bërë një hap goxha të madh. Nuk vlejnë golat në fushën kundërshtare. Rezultati është me 3 gola diferencë. Në Moldavi nuk do të shkojmë për të festuar, do të shkojmë të bëjmë lojën tonë. Vendosjen e ekipit moldav në 20 minutat e fundit, duhet ta trajtojmë me kujdes" përfundoi Daja.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI