Flash

Carragher bën parashikimin befasues për finalen: ish-mbrojtësi i Anglisë i habit të gjithë me detajet

Lapsi.al 10 July 2021
Carragher bën parashikimin befasues për finalen: ish-mbrojtësi i

Numërimi mbrapsht drejt finales së të dielës ka filluar dhe gjithcka vërtitet rreth Angli-Italia, që do të përcaktojë edhe fituesin e Euro 2020. Pritshmëria është e madhe për aktin e fundit të turnout që do të vendosë përballë formacionit të Southgate, të besuarit e Mancinit. E në këtë rast kanë nisur edhe parashikimet, ku një prej më detajozëve është ai i ish-mbrojtësit të kombëtares angleze dhe Liverpool Jamie Carragher.

Në një intervistë për Sky Sports, ish-futbollisti është shprehur i sigurtë për mënyrën se si do të shkojë ndeshja. "Mendoj se do të jetë një sfidë vërtetë shumë e luftuar", analizoi Carragher për finalen e Europianit. "Besoj se do të arrihet deri tek penalltitë dhe në atë rast do të fitojë Anglia”. Ish-mbrojtësi i Anglisë ka shpjeguar natyrisht edhe arsye që e bënë të arrijë në këtë përfundim, duke theksuar punën e madhe që ka bërë Southgate me lojtarët e tij pikërisht për 11 metërshat, gjë që do ta ndihmojë të dalë fitues në rast llotarie. “Sidoqoftë nuk besoj se do të ketë shumë gola gjatë ndeshjes. Italia është shumë e fortë në fazën difensive. Besoj se ndeshja do të mbyllet 1-1 e pastaj do të jenë penalltitë” tha Carragher.

Natyrisht në këtë hipotezë është përfshirë fakti që anglezët kanë pësuar vetëm një gol në 6 ndeshje, ndërsa nuk është e panjohur forca mbrojtëse italiane. Sidoqoftë për mbrojtësin kjo do të jetë finalja e duhur për këtë turne e luajtur mes dy skuadrave më të mira të turneut.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI