Flash

Tronditet Anglia: dëmtohet në stërvitje Foden, në rrezik për finalen

Lapsi.al 10 July 2021
Tronditet Anglia: dëmtohet në stërvitje Foden, në rrezik

24 orë para finales së madhe të Euro 2020 kundër Italisë, Phil Foden i ka alarmuar të gjithë në kampin e Anglisë. Talenti i Manchester City, siç raportohet nga Federata Angleze e Futbollit, ka munguar në seancën e fundit stërvitore për shkak të një goditje në gju dhe është në rrezik për ndeshjen kundër Italisë. Në planet e Southgate, megjithatë, 21-vjeçari anglez nuk ishte menduar si titullar.

25 lojtarët e tjerë në ekipin Southgate u stërvitën normalisht në St George's Park përpara finales së të dielës në Euro 2020 kundër Italisë në Ëembley. E gjithë skuadra prej 26 anëtarësh kaloi testet e koronavirusit të kërkuara nga UEFA para ndeshjes. Trajneri anglez nuk ka dyshime në lidhje me formacionin e tij dhe do të konfirmojë 11-shen që morën fitoren në gjysëmfinalen kundër Danimarkës, me Saka, Mount dhe Sterling pas Kane. Foden, nëse rikuperohet, do të jetë një armë shtesë nga pankina, ashtu si kundër danezëve.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI