Flash

Wanda Nara i bën dredhinë e fundit Interit: fëmijët regjistrohen në Milan Camp

Lapsi.al 10 July 2021
Wanda Nara i bën dredhinë e fundit Interit: fëmijët

Tifozët e Interit tani duhet ta harrojnë përfundimisht Mauro Icardin, jo vetëm për shkak të disa sjelljeve të argjentinasit në sezonin e tij të fundit me zikaltrit, por edhe për provokimet e vazhdueshme të sulmuesit dhe bashkëshortes së tij Wanda Nara, të fundit nga të cilat vështirë se mund ta kapërcejnë: menaxherja sportive e të shoqëit me aprovimin e lojtarit i ka regjistruar fëmijët e tyre Valentino, Costantino dhe Benedicto në Milan Camp, kampusi veror i rivalëve kuqezinj. "Mamaja më krenare: një portier, një sulmues dhe një mbrojtës, unë kam gjithçka", shkroi Wanda në Instagram. Kush e di se si do të reagojnë tashmë tifozët e Interit, me indiferencë apo me një shpërthim zemërimi.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI