Kampionët e botës të Spanjë ’82: “Dilni në fushë dhe jepni gjithçka, si gjithmonë”
Mancini po punon me një skuadër gati të plotë për finalen e Euro 2020, me përjashtim të fatkeqit Spinazzola, i cili tërhoqi vëmendjen me paraqitjet e tij fantastike në të majtë të mbrojtjes përpara se të këpuste tendinën e Akilit kundër Belgjikës. Në mungesë të tij, Emerson Palmieri po përgatitet të shkelë në një mjedis të njohur në Londrën e tij, ndërsa Chiellini dhe Bonucci – 70 vjec të dy bashkë - do jenë mburoja e portës së Donnarummas. Performanca e Locatellit në fazën e grupeve ka qenë impresionuese, por kthimi i Verrattit në formë e ka detyruar mesfushorin e Sassuolos të qendrojë në pankinë, me parisienin që ka krijyuar uniformitet me Jorginho e Barella në treshen e mesfushës. Immobile mori titujt e gazetave për të gjitha arsyet e gabuara, por sulmuesi i Lazios është i besuari i Mancinit, që zgjedh sërisht atë të mbështetur nga Chiesa e Insigne. Trajneri i të kaltërve nuk ka ndërmend të ndryshojë një formacion fitues, pavarësisht nga dy takime të mundimshme 120 minutëshe në fazën me eleminim direkt.
Anglia gjithashtu vjen nga 120 minuta impenjative kundër Danimarkës e, siç ka bërë gjatë gjithë verës, Southgate duhet të vendosë një tjetër formacion 4-2-3-1 ose një mbrojtje me tre, që rezultoi efektive kundër Gjermanisë. Në këtë pikë dilemma e vetme përfaqësohet nga Walker, nëse do të luajë në krahun e djathtë, apo në qendrën me tre.
Kërkesë kryeminisitrore e suport mbretëror për Southgate: “Sillni trofeun në shtëpi”
Luke Shaw do të ketë detyrën e sikletshme për të mbajtur nën fre Chiesan, ndërsa Harry Maguire e John Stones formojnë një dyshe më të re në qendër të mbrojtjes sesa ai i homologëve të tyre. Rice dhe Phillips janë të rikonfirmuar në qendër të mesfushës. Tekniku i besoi Sakas për gjysmëfinalen dhe adoleshenti i Arsenalit mund të preferohet pavarësisht presionit nga Jadon Sancho dhe Jack Grealish. Historia e pret Kane pas kësaj ndeshje, sepse një gol në finale do ta lejonte atë të kalonte Gary Lineker si golashënuesi më i mirë i Anglisë në turne të mëdha. ©Lapsi.al