Flash

"Humbëm që të luante ai": Hoenes i faturon eleminimin, lojtari e ironizon: "Ka njohuri për futbollin, si kopshtari i tij"

Lapsi.al 11 July 2021
"Humbëm që të luante ai": Hoenes i faturon eleminimin,
Larja e hesapeve në futbollin gjerman vazhdon. Eliminimi në raundin e 1/8 në Europian ndoshta nuk është një dështim në nivelet e Kupës së Botës 2018, por gjithsesi, pas lamtumirës së Löw, flitet për një revolucion të plotë. Ai që doli jashtë vorbullës ishte Toni Kroos, që lajmëroi lamtumirën nga Mannschaft. E duke qenë se ishte vetë mesfushori që u largua, shumë në Gjermani kanë menduar se lojtari i Real Madrid ishte një shënjestër e lehtë. Por në fakt ka lindur një polemikë që po e përfshin atë së bashku me dy legjenda të futbollit gjerman. Ai që ndezi flakët ishte Uli Hoeneß. Ish-drejtuesi i Bayern Munich foli për Kroos në mikrofonët e Sport 1 dhe sigurisht nuk kishte fjalë pozitive ndaj lojtarit të Real. "Në ndeshjen e tretë kualifikuese për Kupën e Botës ne luajtëm me mbrojtjen me tre sepse Löw duhej të fuste në skuadër Toni Kroos. Kroos nuk ka vend në futbollin e sotëm, problemi kryesor është ky. Më pëlqen shumë, ka luajtur ndeshje në nivelin botëror dhe te Bayern bëri mirë, por mënyra e tij e të luajturit është jashtë modës. Dikush duhej të thoshte 'Kroos nuk ka asnjë lidhje me këtë futboll me pasimet e tij horizontale', duhet të kishim luajtur vertikalisht, përpara me topa me shpejtësi të plotë". Me pak fjalë, për ish-drejtuesin bavarez Kroos ishte një gjurmë e së kaluarës dhe lamtumira e tij nuk do të jetë aq e keqe për Gjermaninë. Madje, në të vërtetë, për Hoeneß ishte gjithashtu ... tepër e vonë. "Kundër Anglisë ishim 1-0 në disavantazh dhe në çerekorëshin e fundit Kroos nuk e kaloi vijën e gjysmës së fushës. Luante gjithnjë në rrethin e mesfushës dhe horizontalisht kundër një mbrojtje të reshtuar. Nëse do të kishim luajtur me katër mbrojtës dhe me Goretzka, Kimmich, Müller, Sane, Gnabry dhe Havertz tani do të ishim në një situatë tjetër. Gjermania luajti një futboll të tmerrshëm". Por Kroos nuk e mbajti vetëkontrollin e tij të zakonshëm dhe iu përgjigj në Tëitter. "Uli Hoeneß është një njeri me njohuri të shkëlqyera të futbollit (edhe pse jo mjaftueshëm për RTL), pak i interesuar për polemika dhe plotësisht në paqe me veten e tij. Ashtu si kopshtari i tij." Dhe kopshtari, nëse dikush do ta dijë, është Lothar Matthaus, i cili gjithashtu kritikoi Kroos dhe që shumë kohë më parë u përplas me Hoenes, i cili në 2002 tha: "Matthaus te Bayern? As edhe si kopshtar".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI