Flash

"Doja të godisja penalltinë, por Southgate...": Grealish e prapaskena e penalltive angleze

Lapsi.al 12 July 2021
"Doja të godisja penalltinë, por Southgate...": Grealish e

Roy Keane e kritikoi për faktin se nuk u paraqit për të goditur një nga pesë penalltitë kundër Italisë në finale. Por Jack Grealish, me sa duket, do të kishte dashur ta bënte e me dëshirë. "Unë doja të godisja - shpjegoi kapiteni i Aston Villa në Twitter -. Trajneri mori vendime të mira gjatë Kampionatit Evropian dhe ai e bëri këtë edhe kundër Italisë. Vetëm mos thoni se nuk doja të godisja".

Në këtë pikë pyetja duhet t'i drejtohet Gareth Southgate, trajnerit anglez, që preferoi të dërgonte te penalltitë Sancho dhe Rashford, të aktivizuar në kohën shtesë enkas për këtë cështje dhe të riun Saka, përpara Grealish dhe Sterling. Nga imazhet televizive që treguan teknikun pak minuta para penalltive vendimtare, Southgate u pa duke folur me Grealish dhe Philips. Në përshtypjen e parë u duk se të dy lojtarët po aprovonin një kërkesë për disponueshmëri për të goditur penalltinë. Por në fund, asnjëri prej tyre nuk u shfaq në pikën e bardhë.

Gary Neville, një ish-lojtar i kombëtares së Anglisë ishte në të njëjtën linjë kritikash: "Kur pamë Saka të shkonte për të goditur, u habitëm sepse prisnim të shihnim Grealish ose Sterling". Southagte shpjegoi versionin e tij pas ndeshjes: "Kjo është përgjegjësia ime, unë zgjodha se kush do të gjuante. E u thashë atyre se askush nuk është vetëm në atë situatë. Fitohet dhe humbet së bashku si një ekip, madje edhe te penalltitë".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI