Flash

Papa Francesco, dyfish i lumtur me futbollin: "I gëzuar për fitoret e Italisë e Argjentinës"

Lapsi.al 12 July 2021
Papa Francesco, dyfish i lumtur me futbollin: "I gëzuar për

Nga poliklinika Gemelli, ku është i shtruar në spital, Papa Françesku lumturohet me fitoren e Italisë në Euro 2020 dhe Argjentinës në Copa America. Zëdhënësi Matteo Bruni ka bërë të ditur fjalët e Atit të Shenjtë: "Në ndarjen e gëzimit për fitoren e ekipeve kombëtare të Argjentinës dhe Italisë me njerëzit që janë afër tij, Shenjtëria e Tij u ndal në kuptimin e sportit dhe vlerat e tij, dhe në atë aftësi sportive për të ditur pranimin e çdo rezultati, madje edhe disfatës, 'vetëm në këtë mënyrë, përballë vështirësive të jetës, njeriu gjithmonë mund ta vendosë veten në lojë, duke luftuar pa u dorëzuar, me shpresë dhe besim' ".

Marrëdhënia e Papës me futbollin i ka rrënjët më të lashta. Francesco nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e tij për San Lorenzo, një ekip argjentinas i futbollit, tifoz i të cilit ai ka qenë që kur ishte fëmijë. Një pasion që nuk mbaroi kurrë, pavarësisht distancës gjeografike për shkak të largimit nga vendi i origjinës. Sporti ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në jetën e Bergoglios, i cili ishte Papa i parë që i kushtoi një tekst, në të cilin përshkruante kur shkonte me babanë e tij në stadium për të brohoritur për San Lorenzon. Për kohën, kur ai luante futboll me një top lecke. E tani, dy kombëtaret e zemrës së tij janë fituese: dicka që ngjan me hyjnore...

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI