Flash

“Nuk e kuptova që kishim fituar trofeun…”: Donnarumma tregon përse nuk festoi pasi vendosi titullin

Lapsi.al 13 July 2021
“Nuk e kuptova që kishim fituar trofeun…”: Donnarumma

Për dy ditë me radhë, e gjithë Italia duhet të jetë bërë kurioze përse Donnarumma u duk aq i qetë pasi kishte grushtuar penalltinë e Saka. A e kishte kuptuar Gigio që kjo ishte pritja vendimtare? Apo po priste kontrollin e VAR? Dilemave e hipotezave ka menduar ti përgjigjet vetë, lojtari më i mirë i Euro 2020, i cili pas ditës së celebrimit të triumbit nëpër rrugët e Romës ka rrëfyer për mikrofonët e Sky: "Nuk festova menjëherë sepse nuk mendoja se kishim fituar. Unë e kuptova më vonë ". E kuptoi në fakt kur shokët e tij të skuadrës e morën përpara e iu hodhën përsipër për të festuar së bashku titullin e kampionit të Europës, që erdhi edhe falë pritjeve të numrit 1 të tyre. “Betohem që nuk e kasha kuptuar, pashë arbitrin për të kuptuar se gjithcka ishte ok, pastaj pashë shokët e mi të skuadrës e nuk kuptova më asgjë. Nga aty nisi gjithcka”.

Në anën tjetër, Manuel Locatelli, që gaboi në penalltinë kundër Spanjës dhe nuk u paraqit nga pika e bardhë në finale, kthehet të komentojë goditjet e penalltive që i kthyen të kaltrit në majën e Evropës: "Kur humba penalltinë u shkatërrova, bota u shemb mbi mua - pranoi ai - por Chiellini më përqafoi dhe vazhdonte të thoshte 'Do të fitojmë. Ishte e pabesueshme. Edhe në finale para penalltive ai ma përsëriti, krijuam një lidhje shumë të fortë. Unë duhet të kisha goditur edhe në finale, por më mirë që goditën të tjerët… ".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI