Flash

Itali-Angli të riluhet, mbi 90 mijë tifozë firmosin peticionin: "I tërhoqën futbollistët anglezë si të ishin skllevër"

Lapsi.al 13 July 2021
Itali-Angli të riluhet, mbi 90 mijë tifozë firmosin peticionin:

Angli-Itali duhet të riluhet. Ky është mendimi i një peticioni që po gjen mbështetjen e gjithnjë e më shumë anglezëve, në lidhje me finalen e Euro 2020. Në fakt, dicka e tillë ndodh praktikisht pas çdo ndeshje të madhe, por sidoqoftë të bën të buzëqeshësh: në Change.org, platforma online ku çdokush mund të nisë një peticion, dje është shfaqur kërkesa për të riluajtur Itali-Angli sepse "nuk ishte aspak një ndeshje e korrekte".

E gjithë idea e këtij peticioni ka qenë faulli i Chiellinit ndaj Sakas, që sipas tyre duhej ndëshkuar me karton të kuq. Në pak më shumë se 24 orë, mbërritën mbi 90,000 nënshkrime, që vazhdojnë të rriten me shpejtësi. "Ndeshja e 11 korrikut nuk ishte korrekte, pasi Italia i tërhoqi futbollistët anglezë si të ishin skllevër. Gjithë ato shtyrje, ato tërheqje e ato shkelma dhe përsëri lejuan Italinë të fitonte? Përfundimisht, Italia duhet të merrte edhe kartona të kuq për mënyrën me të cilën luajti vazhdimisht dhe përsëritja e ndeshjes duhet të arbitrohet nga një arbitër i paanshëm”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI