Flash

Sergio Ramos, fjalët e para si parisien: "PSG klub i madh, nuk do festoj kurrë kundër Real"

Lapsi.al 13 July 2021
Sergio Ramos, fjalët e para si parisien: "PSG klub i madh, nuk do

Sergio Ramos ka dhënë edhe deklaratat e tij të para për shtypin spanjoll si një lojtar i ri i Paris Saint-Germain. "Kam jetuar një preiudhë të mrekullueshme në Madrid dhe ruaj gjithë bukurinë e momenteve që kam kaluar atje. Ishte e trishtueshme të largohesha nga një shtëpi që të ka dhënë kaq shumë. Mora vendimin për të ardhur te PSG, një ekip me një projekt që është një realitet - tha qendërmbrojtësi - Më pëlqejnë sfidat, vazhdoj ta ruaj atë motivim për të vazhduar fitoren. Do të doja të bëja mirë si në Madrid. Kam kujtime të pakrahasueshme dhe unike. Vij në një ekip ideal, aty ku doja të isha".

Ish kapiteni i Real Madrid ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me klubin francez deri në vitin 2023. Ai mbërriti në Paris me një transferim falas, pasi nuk rinovoi me Realin, për të cilin luajti për 16 vjet. Sa i përket mundësisë për të luajtur në Ligën e Kampionëve kundër Realit, Ramos është i qartë: "Mendoj vetëm të luaj në nivelin më të lartë dhe të kontribuoj me përvojën time". Spanjolli, megjithatë, është i sigurt vetëm për një gjë: "Kurrë nuk do të festoja një gol kundër Realit. Sepse është familja ime dhe është në zemrën time. Ata meritojnë respekt".

Kur u pyet për të ardhmen e Kylian Mbappé, shokut të tij të ri te PSG, ai përgjigjet: "Si një lojtar i PSG, unë do të doja që të qëndronte. Më pëlqen të luaj me më të mirët dhe Mbappé është një prej tyre."

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI