Flash

Euro 2020, Piqué 'ndez' të tjera polemika kundër Italisë: "Të favorizuar edhe në finale"

Lapsi.al 13 July 2021
Euro 2020, Piqué 'ndez' të tjera polemika kundër
Me sa duket Gerard Piqué nuk e ka kapërcyer ende plotësisht eliminimin e Spanjës në Euro 2020. Mbrojtësi i Barcelonës ka bërë një tjetër ndërhyrje me 'taka' lart ndaj Italisë. Fillimisht komplimentat për ekipin e Mancinit në Twitter ("Fitoi me meritë Euro 2020. Urime, ekipi kombëtar më i mirë në të gjithë kompeticionin"), dhe më pas goditja: "Sigurisht, fakti që goditën përsëri të parët penalltitë i ndihmoi edhe njëherë. Kjo i lejoi të humbisnin një penallti, ashtu si kundër Spanjës, dhe të qëndronin gjallë”. Humbja spanjolle dhemb akoma pasi kjo është goditja e dytë ndaj Italisë në pak ditë. Qendrori i Barcelonës tashmë kishte deklaruar, pas gjysmëfinales me Spanjën, se të kaltrit e Mancinit kishin qenë 'të favorizuar' te penalltitë, për faktin se goditën të parët nga pika e bardhë. Gjithashtu në mediat sociale, mbrojtësi shkroi: "Nuk është rastësi që katër ndeshjet që përfunduan me penallti në Euro 2020 dhe në Copa America u fituan nga ata që nisën të shkelmonin, nuk më duket e drejtë që një monedhë të bën të fillosh në disavantazh".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI