Flash

"Ronaldo një idiot e Mourinho anormal": përgjimet telefonike të Florentino Perez, zbulojnë audio tronditëse

Lapsi.al 14 July 2021
"Ronaldo një idiot e Mourinho anormal": përgjimet telefonike

'Episodi' i ri i përgjimeve telefonike të presidentit të Real Madrid Florentino Perez ka tronditur edhe më shumë botën e futbollit dhe në vecanti atë madrilene . 'El Confidencial' ka publikuar biseda të tjera që datojnë që nga viti 2012. Në fjalitë e raportuara nga media, Perez përdor tone të ashpra ndaj José Mourinhos dhe Cristiano Ronaldos, të cilët ishin të dy në Madrid në atë kohë. Sulmuesi "është një i çmendur. Ky djalë është një idiot, një njeri i sëmurë. Dikush mendon se ky djalë është normal, por ai nuk është, përndryshe ai nuk do të bënte të gjitha gjërat që bën".

Në frazat e publikuara, Perez sulmon gjithashtu agjentin e fuqishëm Jorge Mendes: "Ai nuk komandon mbi të. Ashtu si nuk komandon mbi Mourinhon. Zero. Këta janë njerëz me ego të tmerrshme, të dy të llastuar, trajneri dhe ai, dhe ata nuk e shohin realitetin, sepse të dy mund të përfitonin shumë më shumë nëse nuk do të ishin të tillë. Këta janë dy anormalë, sepse ne po flasim për shumë para në fushën e të drejtave të imazhit. Për më tepër, me atë fytyrë që ata kanë, me atë mënyrë mospërfillëse, që jo të gjithëve i pëlqejnë...".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI