Flash

Fifa aprovon Superkupën e Botës: nuk ka më Confederations Cup, në Napoli do të luhet Itali-Argjentinë

Lapsi.al 14 July 2021
Fifa aprovon Superkupën e Botës: nuk ka më Confederations Cup,

Mungonte aprovimi i Fifa-s që, më në fund, arriti. Ideja e një sfide mes ekipeve që fituan Kampionatin Europian dhe Copa America erdhi pas penalltisë së fundit të ndeshjes Wembley, kur sugjerimi i një Itali-Argjentinë shkaktoi hipotezën e një ndeshje mes dy kombeve, që kanë karakterizuar karrierën e Diego Armando Maradonës, për tu luajtur në Napoli, qyteti i tij i dytë. E sfida do të bëhet në dhjetor ose janar 2022.

Nuk është për t'u habitur, trofeu në fjalë do të quhet Kupa Maradona. Itali-Argjentinë do të zinte vendin e Kupës së Konfederatave, që, nga viti 1992 deri në vitin 2017, vinte përballë të gjithë kombëtaret kampione të turneve të tyre përkatëse kontinentale, të cilave i shtohej edhe ekipi pritës (i cili vitin vijues organizon kampionatin botërore), si dhe kampionët e botës në fuqi, për një total prej 8 skuadrash. Tani, nga ana tjetër, gjithçka do të zgjidhet në një ndeshje të vetme, e cila, për edicionin e saj të parë, do të shohë të përsëritet në San Paolo një ndeshje historike dhe fatkeqe për të kaltrit: gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1990.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI