Flash

Muriqi nuk kursen elozhet për Hysajn e Sarrin: "Një nga më të mirët në botë, do i tregoj vlerën time"

Lapsi.al 14 July 2021
Muriqi nuk kursen elozhet për Hysajn e Sarrin: "Një nga më

"Shpresoj të jem në gjendje të tregoj Muriqin e vërtetë në këtë kampionat, dua të arrij në fund të sezonit dhe të jem në gjendje të flas për Muriqin e vërtetë". Me këto fjalë sulmuesi kosovar i Lazios, Vedat Muriqi, ka lëshuar sfidën nga qendra e grumbullimit të bardhekaltërve në Auronzo. "U bënë dy vjet që nuk kam kryer presezon, vitin e kaluar kisha edhe Covid. Po punojmë mirë, do të ndihem gjithnjë e më mirë dhe do të jem i gatshëm për Lazion", shpjegoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës për Lazio Style Channel.

Një batutë edhe për Maurizio Sarrin: "Trajneri flet me të gjithë, nuk kemi pasur biseda private, nuk mendoj se do të ketë ndonjë nevojë, por sidoqoftë do të jem i lumtur nëse do të mund të flas me të në privatësi. Ai është një person i sinqertë ”, vazhdoi ai.

"Unë kam luajtur me Hysajn dhe Strakoshën kur ishim të gjithë në kombëtaren Under-21 të Shqipërisë: ai është një lojtar i shkëlqyer, e njeh futbollin e Sarrit, është një anësor shumë i mirë, do të përfaqësojë një përforcim të mirë për Lazion. Moduli - përfundoi ai - do të vendoset nga trajneri, do të na duhet pak kohë për t'u përshtatur me lojën e re, por ne jemi lojtarë dhe kemi në drejtim një nga trajnerët më të mirë në botë".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI