Flash

Video/ Uzuni barazon 'Perandorin' hungarez: tregolëshi i parë i një lojtari të Ferencvaros pas 45 vjetësh

Lapsi.al 14 July 2021
Video/ Uzuni barazon 'Perandorin' hungarez: tregolëshi i
Ferencvaros kaloi pengesën e parë në Champions League, duke i mundur kampionët e Kosovës me rezultatin e përgjithshëm 6-1, por lajmi i vërtetë ishte tregolëshi i Myrto Uzunit. Beratasi nuk festoi në Prishtinë, në asnjë nga golat, duke qenë se i shënoi ata kundër një skuadre shqiptare, por ky tregolësh e ka futur atë në histor, duke barazuar një legjendë të Fradi si Albert Florian. Shqiptari në fakt ka shënuar tregolëshin e parë që një lojtar i Ferencvaros arrin të shënojë në Europë prej 45 vjetësh: herën e fundit ishte 'Perandori' që e realizoi në 1976. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, në të dytën doli në pah cilësia më e lartë e ekipit hungarez e udhëhequr nga sulmuesi shqiptar: Tokmac shërbeu për Uzunin, që e kaloi topin në rrjetë mes këmbëve të portierit (48'). Pastaj, me Prishtinën që barazoi, Uzuni kombinoi me Civic në minutën e 80, për ta kaluar edhe një herë në avantazh hungarezët. Lojtari shqiptar vuri qershinë mbi tortë, në fund, duke shënuar edhe golin e tretë, pavarësisht se sërisht nuk festoi: "Jam shumë i lumtur për golat, edhe pse nuk më bëhej të festoja për shkak se i shënova lojtarëve shqiptarë. Si ekip bëmë mirë dhe merituam të kualifikoheshim, pavarësisht se Prishtina luajti mirë në të dy ndeshjet kundër nesh", tha Uzuni për mediat hungareze pas ndeshjes. TREGOLËSHI I UZUNIT

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI