Flash

"Kam një bombë gati për ta shpërthyer": Messi bllokohet dy orë në aeroport për një kërcënim ndaj fluturimit

Lapsi.al 15 July 2021
"Kam një bombë gati për ta shpërthyer": Messi

Një frikë e madhe, por për fat të mirë asgjë më shumë se kaq. Ajo e përjetuar nga Lionel Messi, pak para se të nisej nga Rosario për në Buenos Aires, për fat të mirë rezultoi në vetëm një vonesë të thjeshtë, por në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit u përjetuan momente terrori.

Argjentinasi fluturoi në Buenos Aires për tu marrë me disa dokumente në lidhje me lëshimin e një vizë për të hyrë në SH.B.A., ku Pleshti mbërriti dje për të shijuar pushimet e tij të merituara. Por fluturimi u vonua me dy orë për shkak të një telefonate anonime që paralajmëroi autoritetet portuale për praninë e një bombe në zonën e check-in. Të vënë në alarm nga një individ, i cili pretendonte të kishte një bombë gati për të shpërthyer në bagazhet e tij, forcat e sigurisë u detyruan të mbyllnin aeroportin ndërkombëtar "Islas Malvinas", vetëm për të zbuluar pas një kontrolli të kujdesshëm se ishte një alarm i rremë. Në fund, argjentinasi ishte në gjendje të arrinte në Buenos Aires dhe, prej andej, të fluturonte në mbrëmje për në Miami, ku gruaja dhe fëmijët e tij po prisnin që ai të fillonte pushimet. Vetëm një frikë, për fat të mirë, e cila në asnjë rast nuk ndikoi të prishte entuziazmin për marrëveshjen me Barcelonën.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI