Flash

UEFA përcakton selitë e finaleve: Champions League e 2023 në Stamboll, ndërsa në Mynih dy vjet më vonë

Lapsi.al 17 July 2021
UEFA përcakton selitë e finaleve: Champions League e 2023 në

Komiteti Ekzekutiv i Uefa ka përcaktuar qytetet që do të presin finalet e kompeticioneve të Uefa-s në vitet e ardhshme. Pas zhvendosjes së finales së Ligës së Kampionëve 2021 nga Stambolli në Porto, është vendosur që në Stadiumin Olimpik Ataturk të luhet finalja e vitit 2023. Si pasojë, akti i fundit i vitit 2023, i planifikuar fillimisht në Mynih, do të zhvillohet në qytetin gjerman në 2025. Finalja e 2024 shkon në Wembley.

Përveç kësaj, ngjarja hapëse e sezonit të europian për klube, që përfshin shortet në fazën e grupeve të Champions League, Europa League dhe Europa League League, do të zhvillohet në Stamboll në fund të gushtit për sezonet 2021/22 dhe 2022/23.

Si pasojë e tërheqjes së dy qyteteve pritëse të Euro 2020, Komiteti Ekzekutiv i Uefa-s miratoi një marrëveshje për të organizuar disa finale të kompeticioneve të klubeve në të njëjtat qytete, duke njohur përpjekjet e tyre dhe investimet financiare në përgatitje të turneut. Kështu, Dublini do të presë finalen e Europa League në 2024, ndërsa Bilbao do të organizojë finalet e Ligës së Kampionëve për femra në 2024 dhe Europa League në 2025.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI